MENU
klinika

Nën hetim katër persona

Prisnin pemët dhe më pas i shisnin, e pësojnë keq autorët

05.09.2024 - 11:44

Shërbimet e policisë kanë vënë nën hetim katër persona në Dibër, pasi prisnin pemët në mënyrë të paligjshme, me qëllim shitjen e tyre si lëndë drusore.

“Në vendin e quajtur “Ceka e Xhikajve”, njësia Administrative Arras në Dibër, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre”, njofton policia.

Puna po vijon ende për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit.

“Tajlanda e përkryer” për arratisje në vjeshtë"

Media britanike: Vizitoni Lumin e Shalës!

Turistët shijojnë ecjet në shtigje

Valbona, destinacion gjithëvjetor!