MENU
klinika

Vrojtimi i BSH

Pritet rritje e çmimeve në sektorin e shërbimeve

03.09.2024 - 18:02

Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht, duke qëndruar me 12 pikë përqindje mbi mesataren historike. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, ky përmirësim i treguesit u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e tregtisë, industrisë dhe të ndërtimit, ndërsa në një masë më të vogël ndikoi edhe rritja e besimit konsumator. Nga ana tjetër, vetëm besimi në sektorin e shërbimeve dha kontribut negativ. Konkretisht, treguesi i besimit të industrisë regjistroi rritje me 3.4 pikë përqindje si rezultat i vlerësimeve më optimiste të bizneseve për nivelin e porosive të reja dhe për prodhimin industrial aktual. Ndërkohë, bizneset presin që prodhimi industrial dhe punësimi në të ardhmen të kenë një rënie të lehtë. Nga ana tjetër, niveli i treguesit të besimit në ndërtim qëndron shumë pranë maksimumit historik aktualisht. Rritja e TBN-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësimet pozitive për aktivitetin aktual ndërtues, megjithëse niveli i porosive të reja regjistroi rënie. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar në rënie. E njëjta gjë vlen edhe për treguesin e besimit në tregti, i cili u zgjerua me rreth 6 pikë përqindje në gusht. Gjatë muajit të kaluar, qytetarët shqiptarë janë shfaqur më tepër optimistë për situatën financiare dhe ekonomike të vendit krahasuar me muajin pararendës. Niveli aktual është 1.2 pikë përqindje më i lartë krahasuar me muajin e kaluar dhe 1.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, balanca aktuale dhe e pritur për blerjet në shuma të mëdha janë rishikuar lehtësisht për lart. Po në sektorin e shërbimeve, çfarë ka ndikuar në rënien e besimit me 5 pikë përqindje? Megjithëse treguesi i besimit në shërbime pësoi një rënie të ndjeshme gjatë muajit gusht, niveli i tij aktualisht qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Kjo rënie u përcaktua si nga vlerësimet jo optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu dhe nga ato për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për kërkesën në të ardhmen regjistruan rënie gjatë këtij muaji. Bizneset kanë rishikuar për lart ecurinë e çmimeve në të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BSH: Presione për shtrenjtim të naftës

A do ketë sërish rritje çmimesh?

Bizneset lajmërojnë rënie çmimesh

Besimi në ekonomi, konsumatorët pesimistë


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!