MENU
klinika

Çfarë ndodhi në Peqin?

Publikohet momenti kur droni lëshon dy pako brenda burgut

13.09.2024 - 13:07
  1. Sigurohen pamjet kur droni që fluturonte mbi burgun e sigurisë së lartë të Peqinit u evidentua nga shërbimet e sigurisë.

Siç shihet dhe nga videoja e mësipërme, efektivët e sigurisë së burgut kanë konstatuar mjetin fluturues dhe një dritë që pulsonte vazhdimisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:37 të së enjtes. Mjeti fluturues ndodhej në një distancë rreth 100 metrash mbi ambientet e burgut dhe lëshoi aty dy pako që mbanin sende të kundraligjshme.

Sipas autoriteteve të burgjeve brenda pakove ndodheshin dy aparate celularë iPhone 11 dhe një iPhone 11 Pro Max, si dhe fisha për karkimin e telefonave.

Gjithashtu bëhet me dije se krahas telefonëve në pako ndodheshin dhe lëndë narkotike të llojit kokainë dhe kanabis.