MENU
klinika

Kërcënon Perëndimin

Putinin e kap frika: NATO është në luftë me Rusinë

13.09.2024 - 09:11

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se një lëvizje perëndimore për ta lejuar Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë, do të nënkuptonte se NATO-ja është “në luftë” me Moskën.

Këtë deklaratë Putini e ka dhënë teksa diplomatët e lartë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë diskutuar lidhur me lehtësimin e rregullave për të lejuar përdorimin e armëve perëndimore në Rusi, gjë për të cilën Ukraina ka bërë vazhdimisht presion.

“Kjo do të ndryshonte në mënyrë domethënëse vetë natyrën e konfliktit. Kjo do të thotë se vendet e NATO-s, SHBA-ja, vendet evropiane, janë në luftë me Rusinë. Nëse është kështu, atëherë duke marrë parasysh ndryshimin e natyrës së konfliktit, ne do të marrim vendimet e duhura bazuar në kërcënimet me të cilat do të përballemi”, ka thënë Putini, raportoi “The Guardian”.

Komentet e Putinit u dhanë një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Shtëpia e Bardhë është gati të heqë kufizimet e saj ndaj Ukrainës, duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga perëndimi në objektivat kryesore ushtarake brenda Rusisë.