MENU
klinika

Moti i keq prek të gjithë vendin

Qytetet që rrezikohen nga përmbytjet

13.09.2024 - 18:06

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu. Në disa zona si ajo e Shkodrës reshjet gjatë natës kanë qenë në formën e stuhive.

Si pasojë janë evidentuar dëme në unazën perëndimore të qytetit, ku disa pemë janë rrëzuar.

Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sipas sinoptikanëve, 6 janë qytetet në vend që rrezikohen nga përmbytjet për shkak të reshjeve të shiut me intensitet.

“Zonat të cilat do të rrezikohen nga përmbytjet për shkak se do të kemi intensitet mesatar lokalisht intensive të reshjeve do të jenë Shkodra, Lezha, Kruja, Laçi, Tirana, zona të izoluara të Elbasanit dhe disi më ndryshe zonat jugore”, tha Lajda Porja, sinoptikane.

Por duke filluar nga mesnata e së premtes, edhe Qarku i Vlorës rrezikohet nga përmbytjet.

“Nga mesnata dhe deri në mesditën e së shtunë do të jetë Qarku i Vlorës i rrezikuar me përmbytje lokale për shkak të intensitet të reshjeve. Ka patur erë të fuqishme dhe do jetë problematikë përgjatë gjithë fundjavës, në tokë 75 km në orë dhe më e fuqishme do të jetë në det të hapur”, tha ajo.

Deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë i paqëndrueshëm.

“Ka një dobësim të reshjeve vetëm ditën e dielë. Java tjetër do të jetë ë paqëndrueshme deri në mesin e saj”, tha Porja.

Për shkak të masës së ftohtë nga Poli i Veriut i gjithë Ballkani është përfshirë me temperatura të ulëta dhe mot të paqëndrueshëm. Sipas sinoptikanëve i gjithë shtatori do të jetë me reshje shiu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rënie gurësh e inertesh në disa rrugë, qarkullimi…“

Reshje intensive shiu/ ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve