MENU
klinika

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha

20.09.2024 - 10:51

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në një emision televiziv u shpreh se gjatë hetimit të Sali Berishës, SPAK-u është ndihmuar edhe nga agjencitë ndërkombëtare, si FBI-ja.

“Po të lexosh dosjen e Berishës, aty dalin elementë që SPAK-u është ndihmuar dhe ka bashkëpunuar me agjencitë ndërkombëtare të huaja, si dhe FBI-ja. Janë dy elemente që e tregojnë këtë. Kemi shumën marramendëse avokatit te zyrës së avokatisë në Londër për t’u mbrojtur Berisha nga non-grata, rreth 500 mijë euro. Por t’i thuash se sa i ka kushtuar zotit Berisha kjo mbrojte nuk të thotë se janë të dhëna konfidenciale, as SPAK-u nuk e merr dot këtë. Por shërbimet ndërkombëtare po. Katër shtëpi që dolën, të blera për 3 vjet. Edhe këto kanë kontratë konfidencialiteti shit-blerjeje. Kjo dosje, aktakuzë 500 faqesh nuk është e plotë. Kur të fillojë procesi gjyqësor mund të dalin çështje të tjera.”, tha gazetari