MENU
klinika

Rotacioni në kupolën e PS

Socialistët ‘habiten’ me ndryshimet e Ramës, reagimet

08.09.2024 - 13:40

Kryeministri Edi Rama, deputetë e ministra kanë mbërritur paraditen e sotme në Durrës, ku po mbahet edhe mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Rama përcaktoi drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, emra të cilët do të udhëheqin edhe listat e deputetëve në zgjedhjet vitit të ardhshëm.

Ashtu siç pritej ka pasur rotacion në disa prej qarqeve me rëndësi elektorale për vendin, ndërsa është shtuar edhe një drejtues politike që do të jetë i fokusuar pikërisht për diasporën, ku në zgjedhjet e pranverës së ardhshme do të mundësohet për herë të parë edhe vota e emigrantëve.

Këtë post kryeministri Rama ia besoi Taulant Ballës, i cili nuk do të jetë më drejtues i qarkut Fier, dhe do ta pasojë në këtë post zv.kryeministren Belinda Balluku.

Pjesë e drejtimit politik të PS në qarqe janë bërë edhe ministrat e rinj në qeveri, ku në Elbasan është vendosur Arbjan Mazniku, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin. Ndërsa në Dibër në vend të Ballukut është emëruar Blendi Gonxhe

Edhe në Tiranë si pasojë e numrit të lartë të deputetëve që nxjerr qarku do të drejtohet nga Elisa Spiropali, Erion veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

Të gjitha këto ndryshime për kryesocialistin Rama vijojnë si pjesë e përpjekjeve dhe organizmit të ri për arritjen e fitores së një mandati të 4 qeverisës.

Mirëpo, këto emërime duken se kanë shokuar socialistët, siç duket dhe në fytyrat e tyre në fotot më poshtë.