MENU
klinika

I ankohet ambasadorit rus për Kosovën

Tërhiqet Vuçiç: Gënjeshtarë, s’kam vendosur ende për ftesën e Putin

06.09.2024 - 18:53

Nga turi i tij në Podrinje, Aleksandër Vuçiç është ndalur këtë të premte të flasë për ftesën që Vladimir Puti i bëri për t’iu bashkuar samitit të BRICS, që zhvillohet në Kazan në tetor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç u përpoq të sqaronte se as nuk e ka refuzuar dhe as nuk e ka pranuar ftesën e presidentit rus, duke thënë: “Do të shohim”.

“Ne do të marrim një vendim për këtë midis datave 10 dhe 15 tetor, por jo më parë. Nuk ka dyshim se ka ardhur një telefonatë e rëndësishme. Siç kemi planifikuar më parë vizita më të rëndësishme. As nuk dua të refuzoj dhe as të pranoj asgjë, ne kemi një agjendë shumë të ngjeshur”, u shpreh Presidenti serb, citon A2.

Lideri i Beogradit paralajmëroi se do të zhvillojë takime të rëndësishme në të ardhmen e afërt, ndërsa ishte i ashpër në kritika për ta që sipas tij nxituan të shpreheshin se Vuçiç refuzoi ftesën e Putin, shkruan A2.

“Dëgjova disa që thanë se unë refuzova diçka, e të tjerë që thanë se pranova diçka. Të dyja janë gënjeshtra. Unë thashë do të shohim. Thashë se ka vizita të paracaktuara. Dhe pas kësaj thashë do të shohim. Do t’ua lë të dy këtyre palëve që nuk e kanë kuptuar kurrë se çfarë është politika sovrane të më sulmojnë. Kam parë edhe deklaratën e Rothit dhe shumë të tjera. Pikërisht kjo është çështja. Unë jam krenar që Serbia udhëheq një politikë të pavarur dhe se askush tjetër nuk do të vendosë për mua se ku, kur dhe si dhe me kë do të takohem. Unë jam krenar për politikën tonë dhe besoj se është diçka që do të sjellë rezultate në të ardhmen, mendoj se ka sjellë rezultate të rëndësishme deri më tani”, tha Vuçiç, citon A2.

Vuçiç refuzon Putinin, braktis Lindjen dhe ikën në Perëndim
Ndërkohë më herët gjatë ditës në Podrinje, Vuçiç pati një takim me ambasadorin rus Bocan Harçenko.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme të rëndësisë dypalëshe për dy vendet tona. Ambasadorin e njoha me situatën në Kosovë dhe me provokimet brutale të përditshme, kërcënimet e përditshme ndaj paqes dhe stabilitetit. Për reagimin joefektiv të të gjithë atyre që u përfshinë në dialog dhe që duhej të garantonin rezultatet e atij dialogu. Unë thashë se populli serb është në një pozitë të vështirë dhe më duket se kemi gjetur mirëkuptim për këtë çështje nga pala ruse”, deklaroi Vuçiç, transmeton A2.

Më tej, lideri i Beogradit sqaroi se në takim është diskutuar edhe për ftesën që i është dërguar Serbisë për samitin e BRICS.

“Së fundmi kam marrë listën e pjesëmarrësve, e cila duhet të pranoj se është jo vetëm e madhe, por edhe me vende të forta dhe të rëndësishme. Ambasadorit i kam thënë tashmë gjithçka që ju thashë, duke e falënderuar për ftesën dhe do t’i vazhdojmë ato bisedime me presidentin Putin”, nënvizoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Peagon për herë të parë presidenti serb

Presidenti Putin fton Vucic të marrë pjesë në BRICS


Portali i njohur i Brukselit i zbulon “sekretin”

Jeta luksoze e Vuçiçit është e paimagjinueshme për serbët

Përfundon marrëveshja e lëvizjes së lirë

Rikthehen kontrollet në Morinë

Brukseli, jashtë loje nëse Trump fiton zgjedhjet

Dialogu Kosovë-Serbi ndryshon pas 5 nëntorit

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit