MENU
klinika

Nga Ylli Pata

Tragjeditë politikë që i ulërijnë fosileve “të freskëta” që drejtojnë armatën e të vdekurve

18.09.2024 - 21:46

Thënia e një fjale të mirë për dikë që e lë këtë jetë, nuk është vetëm traditë shqiptare. Së paku në çdo ditë të mbramë një fjalë e ëmbël, lehtëson atë çfarë mund të lehtësojë.

Megjithëse tek ne, në një vend kaq të mbushur me toksina që katapultohen dhe telekomandohen nga lart, kemi parë që nuk i kanë kursyer dosat e larta helmuese të milicive digjitale edhe ndaj emrave të mëdhenj të kombit. Emra? Gjergj Kastrioti, Gonxhe Bojaxhiu, Ismail Kadare, por lista është edhe më e gjatë!

Megjithatë sot është fjala për një tragjeti të re, që ka pllakosur mjedisin politik shqiptar, edhe pse “personazhi” kryesor i kësaj tragjedie kishte kohë që e mbanin larg politikës.

Gerdi Bogdani, ka shokuar të gjithë me ikjen e tij tragjike në kulmin e moshës aktive. Një personazh, që edhe pse nuk ka pasur asnjëherë një peshë të madhe qeveritare, e tregoi veten sot se kush ishte. Sepse fuqia më e madhe e Gerd Bgdanit ishte humanizmi dhe qytetaria e tij.

Thuajse të gjithë diplomatët perëndimorë që kanë qenë në Tiranë kanë publikuar në rrjetet e tyre foto dhe fjalë prekëse me Gerd Bogdanin. Nga Bix Aliu, diplomati i SHBA në Tiranë, apo diplomati britanik Dan Redfort, që ka punuar me amerikanët e Institutit Republikan, me OSBE apo ambasadën e Madhërisë së saj, kanë dhënë homazhin e tyre për këtë tragjedi.

Por edhe nga PD-ja, siç edhe nga mazhoranca apo mediat, kanë rrëfyer histori njohjeje e respekti me Gerd Bogdanit.

Legjitime, por edhe të rëndësishme janë fjalët plot respekt. Madje e mira e të mirave do të ishte që ky respekt të mos harrohet, por të shprehet herë pas here, duke e dëshmuar konsistencën e një ndjenje fisnike.

Po a do të ishte mirë që këto fjalë të mira, këtë ndjenjë respekti, të shprehen për së gjalli? E mbani mend ç’i kanë bërë Gerd Bogdanit, media e qarqe, pa pasur asnjë pushtet, duke e akuzuar për shumë gjëra, vetëm e vetëm se ashtu ju thoshte dikush.

E kur Prokuroria e Republikës bën 500 faqe akuzë ndaj Sali Berishës, dalin në panelet e darkës e thonë: “S’kanë prova”! Po mirë, po për Gertin kur i thonin qesim pse i thanë?

E pikërisht në këtë ditë të rëndë tragjike, fati i Gerd Bogdanit, kësaj figure vërtetë të rëndësishme të politikës shqiptare, sjell një tjetër kujtesë të një tragjedie tjetër të rëndë. Atë të të ndjerit Sokol Olldashi. Edhe ai gjithashtu një personazh shumë i fuqishëm politik, por edhe me një magnetizmi të madh komunitar, ku kishte miq e simpati në të gjithë krahët e politikës.

Si Koli, ashtu dhe Gerti ikën të rinj, por ajo që është më e rëndësishmja, ikën kur ishin personazhe, e mund të jepnin shumë në politikën shqiptare. Por i mënjanuan elita e fosileve, e cila vijon të mbijetojë vetëm se ka vjedhur pa fund dhe zotëron para e pasuri pa fund.

Si tha doktori sot? Kush do të botojë pjesë të dosjes Partizani, do të trajtohet si organizata kriminale. Domethënë do t’i konsideroj si armiq të tij. Mendo çfarë ka ndodhur realisht gjithë këto vite me këto person e personazh që ka dashur të japë diçka në politikë, qoftë edhe duke kërkuar ndihmën e doktorit të 500 faqeve, qoftë duke ecur edhe vetë.

Këto tragjedi politike duket se janë ulëritje e fuqishme ndaj fosileve, por edhe ndaj mjedisit që rrethon fosilet e “freskëta” që kërkojnë të infektojnë çdo të gjallë. Si tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, kur eshtrat e një ushtari Italian infektuan një punonjës të ekipit të gjeneralit dhe e vdiq.

E në fakt, jemi fiks si në një skenë kadareane ku të gjithë brohorasin fosilet, kurse në televizione kush bërtet më shumë. E kur zgjohen të nesërmen se ka ikur një i gjallë i këtij vendi vijon avazi. Sidomos me rrjetet sociale gati në telefon: “U preftë në paqe”. Por ajo që pret me të vërtetë janë fosilet, pasi infektojnë thellë gjakun, sepse duan që Kryegjenerali i fosileve të mbajë në këmbë ushtrinë e tij të vdekur e të kallur që bërtet nëpër televizione….

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN