MENU
klinika

"Një ditë më pas Esmeraldi më dha 200 mijë lekë"

Vrasja e Enver Ballës nga i biri, dëshmia e çobanit: E ndihmova të fshihte kufomën

07.09.2024 - 12:40

Ka qenë kontradiktore dëshmia në gjyq e Edison Brahajt, 25-vjeçarit që punonte si çoban në fermën e Enver Ballës, i cili u vra nga djali i tij, Esmerald Balla.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Durrësit, avokati i 25-vjeçarit ka deklaruar se Edison Brahaj është dhunuar në polici që të pranonte bashkëpunimin në krim.

Megjithatë, i riu i pyetur nga togat e zeza ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe bashkëpunimin në vrasje.

Por, më pas ka deklaruar se punonte në fermën e lopëve të familjes Balla dhe ka ndihmuar Esmerald Ballën të fshihte kufomën e të atit duke e hedhur në një pus në fshatin Shënavlash, ku edhe banonin.

“Jam çoban tek ferma e lopëve dhe e ndihmova për të fshehur kufomën. Pasi më thërriti një ditë më pas Esmeraldi më dha 200 mijë Lekë”, u shpreh Edison Brahaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”

"Takime me njerëzit brenda e jashtë partisë"

Zgjedhjet 2025/ Rama publikon pamjet e drejtuesve politikë të PS

"Pretendojmë mandate në të gjitha qarqet"

Adriatik Lapaj zbulon se ku do të jetë kandidat për deputet

“Politika është shërbim ndaj qytetarëve”

Basha sfidon Berishën në Lezhë me kandidaturat dhe programin