MENU
klinika

Java e Kulturës Holandeze

Workshop mbi sekretet e artit të karikaturës

10.09.2024 - 13:37

Një tjetër aktivitet që vjen nga Java e Kulturës Holandezë është workshop-i mbi karikaturat politike. Pjesëmarrësit do të kenë një mundësi unike për të mësuar artin e karikaturave me Tjeerd Royaards. Organizatorët e JKN ftuan të apasionuarit ndaj këtij arti t’i bashkohen workshop-it të veçantë që zhvillohet në partneritet me Institutin Shqiptar të Medias.

Tjeerd Royaards është një karikaturist holandez i nderuar me çmime ndërkombëtare dhe punë të botuara në The Washington Post, The New York Times, BBC, CNN, The Guardian, dhe shumë të tjera. Ai do të ndajë mjeshtërinë e tij në vizatimin dhe krijimin e karikaturave.

Ky workshop është një mundësi e shkëlqyer veçanërisht për studentët, dizajnerët e rinj dhe artistët që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të mësojnë nga një ekspert që ka ndikuar në media ndërkombëtare.

Aktiviteti do të zhvillohet sot tek Tulla Cultural Center Tiranë./atsh

Përfundoi në burgun famëkeq të Burrelit! Familjarët s’i dinin as varrin

Historia e panjohur e ish-kryetarit të Parlamentit të parë shqiptar

“Shogun”, “The Bear” dhe “The Crown"

Pretendentë për çmimet Emmy

Udhëtari më i famshëm i të gjitha kohërave

Kush ishte Marco Polo