MENU
klinika

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit

09.10.2024 - 14:40

Sot është 89-vjetori i lindjes së aktores së papërsëritshme, Melihate Ajeti, e cila lindi në Prishtinë më 9 tetor 1935.

Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoi shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja numër një e teatrit prishtinas, e nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinorë të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurin e kapacitetin e madh prej aktoreje.

Melihate Ajeti, apo siç e quanin miqtë, Meli, qe një kombinim mes të prekshmes dhe mitologjikes, mes përrallores dhe të dukshmes.

Loja e saj e jashtëzakonshme në teatër dhe në filmat “Vajza pa pajë”, “Kur pranvera vonohet”, “Trimi”, “Etja”, e bëjnë Melihate Ajetin primadonë të filmit e të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Aura e saj rrezatuese, ishte tepër e madhe për skenën e vogël të Teatrit të Kosovës.

Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie – Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic(1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol gruaje në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.

Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti ishte Primadona e skenës shqiptare. Ajo vdiq më 26 mars 2005 në Prishtinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024

Puna dhe veprat që ai i la pas shoqërisë shqiptare

37 vite nga ikja e Lasgush Poradecit!