23.10.2024 - 13:39
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është rrikthyer në GKKO, ku zhvillohet seanca ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta, të cilët akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Në pamje, Monika Kryemadhi shihet teksa futet në ambientet e gjykatës me duar në xhepa.
Gjyqi rinisi në orën 13:30, pasi seanca e parë e orës 09:30 u shty për shkak se 4 të akuzuarit dhe avokatët e tyre kërkuan të njiheshin me aktet e dosjes.
Kujtojmë që gjatë seancës së mëngjesit, presidenti i PL-së Ilir Meta u përplas ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e çështjes.
Mësohet se Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj tyre teksa ndodhej në sallën e gjyqit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Sapo pashë tre muskujtjerët”