MENU
klinika

“Mesazhet janë të manipuluara”

Bardhi reagon pas njoftimit të SPAK: Të zbulohen autorët e sajesave

09.10.2024 - 15:20

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se SPAK duhet të zbulojë autorët që kanë manipuluar mesazhet, pasi Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se nga verifikimet e deritanishme, bisedat e kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta.

“E kam thënë që kur kam dalë nga SPAK-u, prokurorët më konfirmuan se bisedat janë të sajuara. Sot, fatmirësisht, Prokuroria e Posaçme e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi zyrtar. Pa dyshim që ka politikanë të lartë të mazhorancës, të cilët njihen për lidhjet e tyre me krimin dhe janë në dosjet e SPAK-ut. Kishte një tentativë të orkestruar pas seancës ku kryeministri u përball me përgjimet reale të Sky, për të bërë pis cilindo që thotë të vërtetën. Nuk mund të fshihen lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar duke sajuar mesazhe dhe duke i transmetuar ato në media si mesazhe të vërteta”, tha Bardhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BIRN: Po shfrytëzon krizën e re mazhorancë - opozitë si justifikim

“Nikolla paralajmëron mbajtjen pa afat në sirtar të mandatit të Xhaçkës”

Berisha flet pas mbledhjes së Grupit

“Të enjten Shqipëria është para parlamentit”