MENU
klinika

Minxhozi: Dogjët votat tuaja

Burgosja e Salianjit/ Gjekmarkaj: Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagim simbolik

01.10.2024 - 21:20

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj thotë se reagimi i kësaj force politike për burgosjen e Ervin Salianjit, duke djegur karriget e Kuvendit, ishte simbolik dhe spontant.

Në emisionin “Real Story”, Gjekmarkaj u shpreh se këto veprime nuk ishin të organizuara, teksa shtoi se nuk ka qenë qëllimi i deputetëve për të djegur institucionet.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi iu drejtua Gjekmarkajt, se djegia e karrigeve, është edhe djegie e votave të demokratëve.

Agron Gjekmarkaj: Vendimin e gjykatës, ai që e pësoi në kurriz, unë nuk e di pse është dënuar Ervin Salianji. Për një çështje interpetmi fjale, kallëzim publik i rremë. Ai e ka pranuar vendimin, shkoi. Ndërsa reagimi politik i PD, është reagim simbolik, nuk ka rrezukuar parlamentin. Nuk ka pasur rrezik në Parlament. Nuk ka pasur asnjë qëllim për t’i vënë flakën parlamentin. Ka qenë diçka spontante dhe e paorganizuar. Nuk më duket se shënjestra ishte zonja Spiropali, për të goditur kokën e saj. Ato që gjuajti zoti Bardhi ishin në qoshe të sallës, jo për të lënduar ndonjë koleg. Nuk kam djegur asnjë karrige. Nuk kemi djegur institucionet, ka qenë reagim spontant.

Skënder Minxhozi: Ky vend e ka filluar pluralizmin politik në ditën 1, virtualisht, duke futur në burg kryetarin e opozitës. Jo një zyrtar të opozitës, jo një zëdhënës të tij, por kryetarin e opozitës. Në momentin që kryetari i opozitës u dënua me 4 vite burg, dhe jo në shtëpi, por në malet e Tepelenës, ai ishte fitues politikisht në Shqiëri. Mund të kishte marrë turmat, të kishte djegur të gjithë karriget e parlamentit, popullata ishte më e ndezur. Shkoi dhe bëri burgun, e quajti burg politik. Kur doli në 1997, ka marrë pafajësi për dënimin. Gjykata ishte ajo që kishte parashikuar presidenti i shtetit në atë kohë, Sali Berisha. Duhet t’u rrimë letrave Agron. Kur gjykata flet, të tjerët heshtin. Në 2024, ju nuk e keni këtë kriter. Unë pyes vetëm kaq, një proces me dy shkallë, me 50 seanca gjyqësore, ku dy shkallë të gjyqësorit, kanë konkluduar në këto dënime, pse me deputetin duhet ta çosh 1 vit në burg? Jo të djegim karriget dhe institucionet. Keni djegur votat tuaja, çdo karrige simbolizon vota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Demokratët shkulën mikrofonat dhe hodhën objekte…"

Zjarri te shkallët e Parlamentit, “jehonë” në mediat ndërkombëtare

Përgjigjet Gazment Bardhi: Do na kenë përballë çdo moment

Deputetët e PD i vendosin zjarrin karrigeve, a do t’i djegin mandatet?

Kuvendi: Kostot e dëmeve do ua mbajmë nga rroga

Deputetët paguajnë nga “xhepi” karriget që dogjën