2 nëntori ishte datë e shënuar për fasnat e Shakira-s. Kjo ishte data që ishte planifikuar për të nisur turneun e saj ‘Women’t Cry Anymore’ në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, siç ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj, nuk do të jetë kështu. Pjesa e Amerikës së Veriut të turneut të saj botëror është shtyrë për në maj 2025 për shkak të kërkesës së lartë për bileta. Kështu, Shakira dhe ekipi i saj kanë vendosur të shtojnë më shumë data dhe mbi të gjitha, të ndryshojnë ambientet në stadiume për të akomoduar shumë më tepër njerëz.
“Siç ka komunikuar Live Nation, prodhimi im është rritur në përmasa të tilla, si dhe kërkesa për bileta dhe më shumë shfaqje, saqë ka tejkaluar pritshmëritë më optimiste. Aq shumë që turneu në Amerikën e Veriut tani kërkon stadiume dhe më shumë data për të arritur më shumë prej jush, kështu që është zhvendosur në maj 2025”-thuhet në deklaratë.
Shakira-s i vjen keq për atë që ndodhi dhe falënderon fansat për mbështetjen. “Dua t’ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë që nga shpallja e turneut tim, i cili tashmë po bëhet më i rëndësishmi i karrierës sime deri më tani, mirëkuptimi dhe dashuria juaj do të thotë shumë për mua dhe më ndihmon të vazhdoj të thyej barrierat. Mezi pres të festojmë së bashku. Unë premtoj t’ju ofroj shfaqjen më të veçantë të jetës sime”-përfundon deklarata.
Mirëpo, kjo deklaratë ka shkaktuar tronditje në rrjetet sociale, teksa fansat kanë shprehur zemërimin e tyre. “Çfarë vrazhdësie për të gjithë fansat që luftuan për bileta, shpenzuan për bileta avioni, akomodim etj. Mungesë e plotë respekti. Sot ju humbët atë që keni ndërtuar për mbi 25 vjet.” “Shakira tregon fytyrën e saj. Ka njerëz që kërkojnë pushime një herë në vit ose shpenzojnë kursimet e jetës për të shkuar ta shohin atje. Të paktën thuaje me zërin tënd”-ishin disa komente të tjera.
Këngëtarja kolumbiane, u akuzua vitin e kaluar se nuk pagoi 14.5 milionë euro tatim mbi të ardhurat spanjolle midis 2012 dhe 2014. Artistja së fundmi publikoi një letër ku akuzonte sistemin spanjoll të drejtësisë. Shakira pretendon se ishte “persekutuar” përpara se të vendosej dhe të pranonte fajësinë dhe tani ka akuzuar sistemin spanjoll të drejtësisë për një fushatë shpifjeje.