30.10.2024 - 18:00
Duket se mbrëmja e djeshme nuk ka qenë e qetë për banorët e shtëpisë së “BBVK”. Kjo pasi pothuajse të gjithë konkurrentët janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin dhe situata pas mesnatës ka eskaluar. Ka qenë Xheneta, Rezi, Drenusha dhe Vullneti, protagonistë të këtij sherri, ku edhe në një moment për shkak të zhurmës nuk kuptohet se as për çfarë bëhet fjalë.
View this post on Instagram
Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe thuhet se është ndalur transmetimi për shkak të momenteve të papërshtatshme që u krijuan.
Pritet të mësohet në vazhdim se çfarë saktësisht ka ndodhur dhe përse nisi i gjithë ky sherr.