MENU
klinika

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri

08.10.2024 - 17:40

Kur kanë kaluar gati 3 vite nga vizita e fundit në Shqipëri, Presidenti i Turqisë Erdogan rikthehet në Tiranë për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar Erdogan do të takohet me homologun e tij, Begajn si edhe kryeministrin Rama.

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë rikthen pas gati 3 vitesh në Shqipëri Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Të enjten e 10 tetorit, Erdogan i cili do të qëndrojë vetëm disa orë në kryeqytetin shqiptar do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë më të madhe në rajon.

Për këtë në godinën e cila ka përfunduar prej disa vitesh po bëhen gati përgatitjet e fundit për të pritur presidentin turk.

Xhamia e Namazgjasë nisi punimet në vitin 2015 ndërsa ishte planifikuar që pas gati 3 vitesh të përfundonte dhe të hapte dyert për besimtarët, gjë e cila nuk ndodhi dhe pas gati 6 vitesh nga ai moment, do të inaugurohet nga Erdogan.

Investimi për ndërtimin e saj kap një vlerë prej 30 milionë eurosh nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Xhamia ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

Në Tiranë, presidenti Erdogan do të takohet me homologun e tij shqiptar, Bajam Begaj si edhe me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një konferencë me gazetarët e më pas do të largohet drejt Serbisë për të zhvilluar një tjetër vizitë zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet