Ndërsa pak ditë na ndajnë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit, e cila mendohet të jetë madhështore, këngëtarja e ka gjetur veten së fundmi në një festë beqarie surprizë të organizuar nga shoqet e saj.
E gjitha kjo u zbulua me anë të një “InstaStory” të publikuar nga një mikeshë e Dafinës në të cilën shfaqet kjo e fundit e surprizuar dhe e emocionuar nga festa e përgatitur.
Më pas vajzat kanë postuar edhe momente të tjera gjatë natës teksa shihen duke u argëtuar nën shoqerinë e njëra-tjetrës.
Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, pasi u celebruan pak ditë më parë në Prishtinë, kanë nisur përgatitjet për dasmën.
Çifti ka nisur tashmë nga përgatitjet, duke shpërndarë ftesat për miqtë e të afërmit e tyre.
Ka qenë miku i Dafinës, këngëtari Yll Limani, i cili zbuloi më shumë. Artisti publikoi në llogarinë tij në Instagram ftesën e veçantë nga Dafina dhe Kreshniku për të qenë pjesë e dasmës së tyre.
Po ashtu, në postimin e këngëtarit duket edhe data e ceremonisë, e cila do të mbahet më datë 26 tetor të këtij viti.
Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.
“Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë, e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”, ka thënë në një prej intervistave të mëpërparshme, këngëtarja.