MENU
klinika

Ç’do të ndodhë me 24 demokratët

Djegia e karrigeve në Kuvend, publikohet ora kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës

01.10.2024 - 17:40

Të mërkurën do të mblidhet Sekretariati i Etikës, në lidhje me skenat e dhunës në Kuvend. PS më herët paraqiti kërkesën për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës pas incidenteve gjatë seancës dhe djegies së karrigeve në oborrin e Parlamentit.
“Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho”, thuhet në njoftim.Deputetët e opozitës rrezikojnë përjashtimin nga punimet e seancës për një periudhë nga 10 deri 15 ditë, por edhe sanksione financiare për dëmin e shkaktuar duke djegur karriget e Kuvendit.
Njoftimi:
Të nderuar deputetë,
Bazuar në nenin 65/2 pika 2 të Rregullores së Kuvendit,
Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është paraqitur kërkesa për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Ju njoftoj se Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e mërkurë, datë 2.10.2024, ora 15.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese. Bashkëlidhur gjeni kërkesën për marrje mase disiplinore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Këtu ndahemi! Ata shkatërrojnë, ne mbjellim"

Deputetët e PD u vunë zjarrin karrigeve, Rama për tensionet në Kuvend

Përgjigjet Gazment Bardhi: Do na kenë përballë çdo moment

Deputetët e PD i vendosin zjarrin karrigeve, a do t’i djegin mandatet?

Çfarë ndodhi me kreun e Grupit Parlamentar demokrat

Gazment Bardhi përfundon në spital me plagë në këmbë!