MENU
klinika

Transportohet me urgjencë në spital

E rëndë/ E moshuara tenton të vetëfl*johet me benzinë

22.10.2024 - 15:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua e moshuar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Ende nuk dihen arsyet që e çuan atë drejt këtij akti ekstrem, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Ditën e sotme, në lagjen nr. 2, shtetasja F. G., 58 vjeçe, banuese në Durrës, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, në rrugë. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.