MENU
klinika

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën

02.10.2024 - 13:37

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Emërimi i tij vjen në një moment kritik për sigurinë kontinentale ndërsa Rusia vazhdon luftën kundër Ukrainës. Ai pasoi norvegjezin Jens Stoltenberg i cili e mbajti pozitën e shefit të NATO-s për një dekadë. Stoltenbergu deklaroi gjatë ditës se NATO do të jetë në “duar të sigurta” nën lidershipin e Ruttes. Rutte, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Holandës, në përgjithësi, konsiderohet të jetë një ndër mbështetësit më të mëdhenj të synimeve transatlantike të Kosovës.

E vizitën e fundit në Kosovë, ai e realizoi vitin e kaluar, pikërisht në kulmin e tensioneve Kosovë-Serbi, si sinjal për angazhimin e palëkundur për sigurinë e Kosovës. Institucionet e Kosovës duan t’iu bashkohen strukturave të NATO-s, duke filluar nga Parteriteti për Paqe (PfP). Kosova merr pjesë në disa ushtrime të organizuara nga NATO-ja, por nuk ka qasje në menynë e plotë të të gjitha aktiviteteve bashkëpunuese në kuadër të NATO-s, kryesisht për shkak se katër aleatë vazhdojnë të mos e njohin.

Liderët e Kosovës uruan të martën ish-kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, pas pranimit zyrtar të detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke theksuar pritshmëritë për bashkëpunim drejt avancimit të synimeve të vendit të vogël ballkanik për anëtarësim në aleancën ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkura (SHBA). Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se mezi pret të bashkëpunojë me Rutten gjatë mandatit të tij të parë si shef i NATO-s. Osmani, gjithashtu, shprehu bindjen se nën udhëheqjen e shefit të ri të NATO-s do të forcohen edhe më shumë partneriteti dhe bashkëpunimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!