MENU
klinika

"Ishte një dhuratë për mua”

Eni Jani nostalgjike, flet për rolin e saj në “Njerëz dhe fate”!

31.10.2024 - 14:53

Aktorja Eni Jani, e njohur si Era e filmit “Njerëz dhe Fate” së fundmi është kthyer pas në kohë dhe ka folur për nostalgjinë e kujtimeve të viteve 2000.

Kur i është besuar ai rol Eni ka qenë vetëm një studente e cila studionte në Akademie e Arteve ndërsa sot, 20 vite më vonë aktorja është nëna e dy fëmijve.

Teksa ka folur për rikthimin e këtij seriali ajo ka shtuar se dhe sot e kësaj dite shumica e njerëzve e njohin si “Era” dhe jo me emrin e saj të vërtetë.

Eni është shprehur se në kohën kur ka luajtur serialin e famshëm shqiptar, ajo e ka pritur si një dhuratë dhe e ka shijuar shumë pasi roli i saj në film ishte me peshë.

“Ka qenë një kohë shumë e bukur, unë për shembull e kam shijuar shumë. Unë isha akoma në Akademi dhe e shikoja si një gjë të pabesueshme, sepse akoma studente, mua mu dha një mundësi e tillë. Të të jepej mundësia në një serial që po bëhej për herë të parë dhe të ishe një personazh me jo pak peshë, për mua ishte një gjë e jashtëzakonshme, për mua ishte fat, e konsideroj fat. Normalisht e kam shijuar. Mbase sot do ta mendoja më tepër, do të isha me më shumë mendime, por në atë kohë unë e kam marrë si dhuratë dhe e kam shijuar si një të tillë,” u shpreh aktorja.

Ndër të tjera ajo është shprehur se këto ditë teksa aktorja po promovon rikthimin e serialit të ri, shumë vajza i shkruajnë duke i thënë se prindërit u kanë vënë emrin Era vetëm nga filmi.

“Gjëja më e bukur është që sot e kësaj dite, sidomos tani që ka dalë dhe promo e filmit dhe më shkruajnë shumë vajza që më thonë; “Mua ma kanë vënë emrin Era nga filmi, dhe unë e kam ermin Era nga ai film.” Është shumë bukur kur të shkruajnë sepse impakti që ka pasur ai serial ka qenë aq i madh saqë dhe personazhe të ndryshëm t’i vënë emra tek fëmijët,” tha Eni në një intervistë.

Për herë të parë pas 27 vitesh

The Beatles nominohen për çmimet Grammy 2025

Romanca e re e aktorit me vajzën misterioze

Heidi heq dorë nga fama, çfarë e mban akoma në Tiranë!

Të ftuar, emra të njohur të politikës dhe...

Pas propozimit, Cindy Marina dhe Genar Topalli drejt altarit!

Rrëzon nga “froni” bashkëshortin e saj Jay-Z

Beyonce, artistja më e nominuar në Grammy Awards

Artistja i rikthehet aktrimit!

Jeta e re e Elia Zaharias pas divorcit

Shkoi ta surprizonte për 30-vjetor

Si u njoh Mc Kresha me gruan e tij