MENU
klinika

Zbulohen emrat

Enkelejd Alibeaj do të prezantojë partinë e re

11.10.2024 - 21:40

Deputetët ish-demokratë, tashmë të mbetur pa parti pas largimit nga grupi parlamentar i PD-së, do të prezantojë ditën e nesërme në orën 11:00 partinë e tyre të re. Burime për mediat bëjnë me dije se ata e kanë pagëzuar forcën e re politike me emrin “Djathtas”.

Sipas raportimeve mediatike, partia do të prezantohet nga Enkelejd Alibeaj, teksa pjesë e saj pritet të jenë edhe dy deputetët e tjerë Arbi Agalliu dhe Flutura Açka.

Edhe popullsia është gjithnë në rënie me largimet masive të shqiptarëve, artitë politike në vendin tonë po shtohen çdo javë dhe kjo është forca e re politike që krijohet pas asaj të historiane Elena Koçaqi dhe Inida Gjatës e njohur si “Zhaku”, që do ta quajnë Aleanca Kombëtare Shqiptare”.

Në partinë e Alibeajt pritet të jenë edhe emra si Roland Bejko, Edvin Kulluri, Gjergj Hani, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj apo Fatbardh Kadilli.

Ndërkohë, Lulzim Basha do të qëndrojë zyrtarisht jashtë kësaj partie të re. Kjo për shkak se ai vetë po vijon betejën ligjore me Sali Berishën dhe Gazment Bardhin për logon dhe vulën e Partisë Demokratike, ku do të presë rekursin në Gjykatën e Lartë.