MENU
klinika

Kërkoi pezullimin e dënimit me 1 vit burg

Gjykata e Lartë rrëzon Salianjin, ish-deputeti mbetet në qeli

15.10.2024 - 15:19

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e kërkesës së ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji për pezullim të ekzekutimit të dënimit të tij me 1 vit burg. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se vendimi është marrë nga trupa gjykuese që kryesohet nga Sokol Binaj dhe antarë, Ilir Panda dhe Sandër Simoni.

Kujtojmë se Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej datës 27 Shtator 2024. Ish-deputeti demokrat akuzohet për “kallëzim të rremë publik” në lidhje me çështjen “Babale” pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg.

Arrestimi i tij u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan vendimmarrje politike. Opozita nisi me mosbindjen civile që në seancën plenare e kulmoi me protestën e 7 Tetorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN