07.10.2024 - 21:50
Bllokimi i rrrugëve nga protestuesit e opozitës pasditen e sotme në Tiranë, gati sa nuk rrezikoi jetën e një gruaje shtatzënë e cila ishte nisur drejt Maternitetit për të lindur.
Për shkak se rrugët ishin të bllokuara makina kishte ngecur në trafik.
Gruaja lindi bebin në makinë ndërsa më pas u dërgua në spitalin e Traumës.
Burime bëjnë me dije se fatmirësisht gruaja është në gjëndje të mirë shëndetësore por do të jenë mjekët që do të thonë fjalën e tyre pasi të kryejnë analizat paraprake.
E jeta triumfon përballë zjarrit dhe shkatërrimit
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Qytetarët nuk lejojnë kalimin e urbanit dhe makinave