Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, thekson rëndësinë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE). Ai përmend hapjen e pesë kapitujve të rinj të negociatave, së bashku me tre kritere shtesë, të cilat do të ndihmojnë Shqipërinë të ecë përpara në këtë rrugë. Rama nënvizon se Shqipëria ka qenë e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE që nga largimi prej diktaturës dhe izolimit të saj të plotë, duke e cilësuar BE-në si destinacionin e vetëm të dëshiruar për të ardhmen e vendit dhe brezave të ardhshëm.
Gjithashtu, Rama vë në dukje se lufta në Ukrainë dhe veprimet e Putinit kanë shtuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për BE-në, duke theksuar se ky rajon është po aq i rëndësishëm për Bashkimin Evropian sa BE-ja është për rajonin. Ai përfundon duke shprehur vendosmërinë e Shqipërisë për të shfrytëzuar këtë mundësi historike dhe për të siguruar që procesi i integrimit të mos përfundojë pa përfshirjen e vendit në Bashkimin Evropian.
Rama: Do të vrapojmë shpejt që kjo dritare mundësie të mos mbyllet pa Shqipërinë brenda në BE! I vetmi vend ku duam të jemi!
Ky është moment është i veçantë dhe më duhet të them edhe falë Vladimir Putin që për shkak të luftës zgjoi nga gjumi edhe më skeptiku, që Ballkani Perëndimor është i nevojshëm për një BE më të fortë, po aq sa BE është i nevojshëm për Ballkanin Perëndimor. Të dyja palët jemi në një gjatësi vale, do të vrapojmë shpejt që kjo dritare e jashtëzakonshme mundësinë të mos mbyllet pa ne në BE.
Janë detyra shtëpie, një mal për tu ngjitur. Jemi në ngjitje e sipër dhe s’ka dyshim që do të arrijmë atë që duhet arritur.