Qendrat e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia pritet të jenë funksionale javën e ardhshme.
Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për “La Republica” shprehet se “ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare”.
Ai thekson se autoritetet shqiptare do të shqetësohen vetëm nëse përfshihen nga Italia.
“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar”, shprehet kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë në mediat italiane, Rama shprehet i qetë, ndërsa thekson se ajo që ndodh brenda nuk na shqetëson, pasi është përgjegjësi e palës italiane.