MENU
klinika

“Filluam duke duke i dhënë jetë godinës..."

Historia frymëzuese e hotel “Argjirosë” në Gjirokastër

06.10.2024 - 18:40

Turizmi në qytetin e gurtë të Gjirokastrës po shënon çdo vit e më shumë zhvillim, duke tërhequr mijëra turistë, pasi ofron një larmishmëri vendesh tërheqëse për të vizituar.

Me ardhjen e turistëve janë shtuar edhe njësitë akomoduese, hotelet e bujtinat, të cilat presin gjatë gjithë vitit turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale historinë frymëzuese të hotel “Argjirosë” në Gjirokastër.

“Pirro me familjen u rikthyen nga emigracioni për ta rilindur godinën e rrënuar e për t’i dhuruar Gjirokastrës një stoli të hotelerisë, ndërsa ende vazhdon të investojë, të zgjerojë biznesin prej turistëve që kanë pushtuar sokaket dhe të punësojë qoftë studentë të rinj, ashtu edhe profesionistë të sprovuar, të cilët në Shqipëri po paguhen më shumë se gjetkë jashtë vendit”, tha Rama.

Pirro Dhima, menaxheri i hotelit tha se “familja jonë që në fillimet epara ka shkuar në emigracion, por duke parë perspektivën në vendin tonë blemë një ndërtesë të braktisur në qytetin e Gjirokastrës.

Dhima tregon këndin me fotografi kushtuar punës që është bërë për restaurimin e hotelit, të cilën e cilëson një punë shumë të madhe, të vështirë dhe shumë të lodhshme.

“Filluam duke restauruar godinën duke i dhënë jetë dhe duke hapur si fillim disa dhoma dhe më pas duke i shtuar ato. Në fillim kishim 2 ose 3 punëtorë dhe gjithë familjen në punë. Më pas shtuam personelin, ofertën, duke shtuar dhomat shtuam lehtësitë për klientët duke hapur edhe një pastiçeri dhe një restorant tjetër. Asnjeriu nuk ia merrte mendja që gjërat do të shkonin kaq mirë për biznesin dhe për qytetin”, theksoi Dhima.

Personeli, tregon ai, duke ardhur kaq shumë turistë janë përkushtuar ndaj turizmit dhe duan që këtë punë ta vazhdojnë.

“Antoni la universitetin në Tiranë për ta vazhduar në Gjirokastër dhe për të punuar recepsionist”, tha Dhima.

Ndërsa Thomai është një tjetër punonjës që është ktheyr për të punuar këtu në hotel me pagë më të mirë se në Greqi.

“Pas një pune disavjeçare në Greqi vendosa të kthehem në familjen time, ku paga është shumë herë më e kënaqshme se në Greqi”, tha Thomai.

Duke dhënë një mesazh, Dhima tha “t’i shërbejmë turizmit që kjo të sjellë zhvillim dhe begati për qytetin dhe qytetarët”.

Qyteti i Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, përzgjidhet për t’u vizituar nga pjesa më e madhe e turistëve që hyjnë në Shqipëri. Ata vlerësojnë traditat, bukuritë natyrore por dhe mikpritjen e kulinarinë vendase, pa lënë mënjanë objektin kryesor të qytetit, kalanë e Argjirosë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Arsyet e shumta për ta vizituar!”

“Business Traveller”: Aventurat në Shqipëri

Revista polake promovon Shqipërinë

“Destinacioni i aventurave të paharrueshme”


“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë

Turistët zgjedhin Vlorën për të pushuar

“Klima dhe çmimet e lira”, plazh edhe në nëntor

Plan për zgjerimin e tokës ku do ndërtohet

“Etje” për apartamente në Vlorë

Pritet vendim nga Ministria për pranimin e tyre

Rritje aplikimesh të studentëve nga Azia në Gjirokastër