MENU
klinika

“S’më linte të shikoja fëmijët!

I vuri flakën gruas, Bledar Trëndafili shpërthen në lot në gjykatë

05.10.2024 - 12:40

“Gruaja më tradhtonte ndaj arrita të veproja ashtu”, ka deklaruar në gjykatë 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, ngjarje e ndodhur pasditen e 31 Gushtit në Korçë.

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45 vjeçarin Bledar Trëndafilin, i cili dogji me benzinë bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili.

Bledar Trëndafili doli ditën e sotme para togave të zeza ku u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar në mungesë nga Gjykata e Korçës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 Gusht, por babai i dy fëmijëve u vendos në pranga rreth 1 muaj ( 3 Tetor) pasi dogji të shoqen me benzinë.

Gjatë periudhës që qëndroi në arrati Bledar Trëndafili ishte fshehur në zona të ndryshme të qarkut, por vetëm pasi autori ka shkuar në lagjen 4 të qytetit është mundur të bëhet arrestimi i tij.

Ngjarja mësohet ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites së 31 gusht, teksa 31-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.

Ajo është ndaluar nga Bledari pak metra larg banesës ku jetonte me nënë e saj dhe dy fëmijët e mitur 3 dhe 5 vjeç pas ndarjes me 45-vjeçarin dhe ky i fundit i ka hedhur në trup një shishe me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

E dëmtuara pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Korcës u transportua drejt Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bledari dhe Melisa prindër të dy fëmijëve

I vuri flakën gruas, si ndodhi krimi në Korçë?

“Kishte plagë të shumta në trup“

Burri i vuri flakën gruas, qytetari tregon detajet