MENU
klinika

Për flokë sa më të shëndetshëm

Jeni bërë bjonde? 3 këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë

12.10.2024 - 16:20

Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është një trend që nuk del kurrë nga moda. Por sa e lehtë është të kujdesesh për flokët biond♪7, për më tepër lexoni këshillat e mëposhtme.

Përdorni një shampo të posaçme për flokët biondë: Nëse keni flokë të verdhë, gri apo platin mos mendoni se do të kurseni duke përdorur shampon që përdorë mamaja ose motra. Është e këshillueshme të blini një shampo specifike që i përshtatet nuancës suaj, kjo do të shmangë krijimin e rrënjës ngjyrë portokalli me kalimin e kohës.

Bëni maska me proteina: Flokët që kanë një ngjyrë të celur kanë tendencë të këputen dhe të jenë më të brishtë krahasuar me flokët ngjyrë të errët. Maskat e bëra në shtëpi me vezë apo majonezë ose maskat e gatshme me proteina janë shumë të mira për ushqimin e flokut dhe forcimin e tij.

Evitoni ujin që përmban shumë minerale: Dushi me ujë të tejmbushur me minerale do ta kthejë në gri ngjyrën bionde. Kështu që për ta shmangur ndryshimin e ngjyrës, provo këtë truk të thjeshtë. Në ujin e fundit, për shpëlarje, hidh një aspirinë brenda për të zhdukur mineralet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e pazakontë e mjekut shqiptar

“Para 10 vitesh kemi shëruar një pacient me Covid”

Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’