MENU
klinika

Nga foto me Trump, te protesta e së hënës

Këlliçi flet mbi vizitën në SHBA dhe skenarin e “mosbindjes civile”

06.10.2024 - 20:20

Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli, fill pas mbërritjes nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belind Këlliçi, tregoi mbi fotografinë dhe bisedën me Donald Trump, burgosjen e Ervin Salianjit dhe protestën e së hënës.

Në intervistën e plotë që do të transmetohet në orën 21:00, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranës tregon edhe mbi skenarin e “mosbindjes civile” që nis nga Kryeministria.

“Udhëtimi ka kushtuar një biletë avioni, që unë kam shkuar në SHBA dhe akomodimin e kam pasur nga njerëz të njohur.

Unë e kuptoj, politikanëve në Shqipëri i është dashur shpeshherë që të hiqen edhe si gruaja e Bilalit, e biznesmenit shqiptar, në rastin konkret Edi Rama. Dikush tjetër ka paguar 500 mijë dollarë për foto me Trump.

Ka edhe njerëz si unë që shkojnë me zero. Askush, jo vetëm unë, nuk ka paguar asgjë për atë takim.

Një deputet, Ervin Salianji, është dënuar me burg pasi ka denoncuar lidhjet e trafikut të drogës të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Unë nuk i hyj fare, në interpretim se çfarë tenton të bëjë Rama në ofertën e bërë për ishullin e Sazanit në raport me Trump, por nuk besoj se ka naivë që mendojnë se do të joshet presidenti i Shteteve të Bashkuara nga një ofertë e tillë nga qeveria shqiptare.

Nesër ka një reagim të qytetarëve, ka një protestë dhe qytetarët janë nesër të lirë të veprojnë si t’ia dojë kokrra e qejfit”, është shprehur ndër të tjerë Këlliçi./A2

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN