MENU
klinika

“Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret mazhorancën”

Këlliçi: Protesta do të përshkallëzohet deri te PE dhe KE

07.10.2024 - 21:53

Belind Këlliçi gjatë një prononcimi për emisionin Open është shprehur se sot ka nisur vala e protestave dhe mosbindja civile.

“Nuk ka lidhje pjesëmarrja. Opozita sheshet i ka patur gjithmonë plot. Nga sot ka nisur vala e protestave dhe realisht mosbindja civile. Aktet e sotme janë asgjë me atë që e pret këtë mazhorancë. Ajo te selia është goditje me pambuk në raport me atë që bën kjo qeveri. Opozita vijon të goditet në mënyrë permanente. Ky ka qenë vetëm akti i parë. Për aktin e dytë do të njoftoheni shumë shpejt. Po shqyrtojmë formate të ndryshme”.

Ai paralajmëroi se protestat e opozitës do të zhvendosen deri para Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

“Protesta do të përshkallëzohet. Nuk është e thënë se do të bëhet vetëm në sheshe dhe rrugët e kryeqytetit, do ta zhvendosim te Kuvendi, para Parlamentit Europian, para Komisionit Europian. Do të zhvillohet aty ku ka partnerë që duhet të informohen për realitetin ku ndodhet Shqipëria. Shqipëria është kthyer në narko-shtet”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN