MENU
klinika

"Ardian Ismajli ynë"

Klubi i Seria A krenohet me paraqitjen e kapitenit të Shqipërisë

15.10.2024 - 17:38

Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë mbrëmë në transfertë. Fitore historike pasi kuqezinjtë numëronin vetëm humbje në tokën gjeorgjiane. Një moment po ashtu i veçantë për Ardian Ismajlin, që për herë të parë mbajti shiritin e kapitenit.


Empoli, klubi i Seria A ku aktivizohet Ismajli, i ka dedikuar një postim mbrojtësit shqiptar gjatë ditës së sotme.

“Ardian Ismajli ynë dje në Tbilisi me përfaqësuesen e Shqipërisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve që u fitua 1 me 0 kundër Gjeorgjisë”, shkruhet në postimin e Empolit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lanë Kosovën për Shqipërinë

I ikën 2 lojtarë, reagon presidenti i FFK-së


Vetëm Imobile shënon më shumë se shqiptari

Ernest Muçi u mbyll gojën të gjithë kritikëve

Sherr për vëllanë dhe Realin

Zbulohen prapaskenat e betejës Mbape-PSG

“Jam katër gola larg kthimit në legjendë”

Myrto Uzuni: Më mungon ish-klubi…