MENU
klinika

Izraeli publikon pamjet e Sinwar

Ku fshihej lideri i Hamasit para se të ekzekutohej

20.10.2024 - 12:40

Ushtria izraelite ka publikuar detaje të tjera të shoqëruara me video dhe foto lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.

“Sinwar kishte punuar për vite me radhë në planin e sulmit terrorist të 7 tetorit kundër Izraelit,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Ai postoi pamjet që tregonin Sinwar dhe familjen e tij duke ecur nëpër një nga tunelet nëntokësore të Hamasit vetëm disa orë përpara pushtimit vdekjeprurës të 7 tetorit.

Pasi Izraeli iu përgjigj sulmit të Hamasit duke vendosur operacione ushtarake, Sinwar shkoi në Rafah, tha zëdhënësi i IDF. Aty, siç tha Hagari, u gjet material gjenetik i Sinwarit, pak metra larg tunelit ku u gjetën të vdekur gjashtë pengje izraelitë .

Sipas IDF-së, rezultoi se Sinwar dhe familja e tij ishin fshehur disa orë para masakrës së 7 tetorit në tunel me pajisje të plota, jastëkë, ujë, ushqim dhe televizor.