MENU
klinika

"Hansi Flik është super, Iniesta një legjendë e futbollit"

Lamin Jamal: Suksesi në Europian më ndryshoi jetën

10.10.2024 - 16:20

Lamin Jamal tashmë është i përqendruar te skuadra kombëtare spanjolle, për të luajtur në ndeshjet e ardhshme të “La Roja”-s kundër Danimarkës dhe Serbisë në Ligën e Kombeve.jamalQë nga grumbullimi i Spanjës, sulmuesi i krahut ka analizuar fillimin e sezonit të ri me Barcelonën, por dhe paraqitjen e tij të fundit kundër Alavesh, ku ai u pa i zhgënjyer me zëvendësimin prej trajnerit Flik.

Në një intervistë për “Radiogaceta” të “RNE”-së, ylli i Barçës dhe Spanjës ka nisur edhe një mesazh mbështetjeje për Karvahal dhe nuk e ka fshehur admirimin e tij për Andres Iniestën. Në intervistën e tij, ylli 17-vjeçar ka treguar se suksesi në “Euro 2024” ka qenë vendimtar dhe ka ndryshuar rrënjësisht jetën e tij.

“Dikur nuk më njihte askush, pas kampionatit në Gjermani jeta ime ka ndryshuar, nuk dal dot nga shtëpia”, tha ai.

Barcelona e re – “E kemi nisur mjaft mirë sezonin dhe shpresojmë që ecuria jonë të jetë e tillë deri në fund. Të gjithë kemi punuar, por një meritë të madhe ka edhe trajneri Flik. Jemi të kënaqur me modelin e lojës që na ofron trajneri si dhe besimin e lirinë që na jep. Na shtyn të bëjmë më të mirën për të fituar”.

Zhgënjimi për zëvendësimin – “Nuk kisha dhe nuk kam asnjë problem me trajnerin. Nëse më patë të zhgënjyer në momentin e zëvendësimit kundër Alavesh, kjo nuk ka lidhje me zëvendësimin. Gjithçka lidhej me paraqitjen time. Isha i pakënaqur me çfarë bëra, sepse e dija se mund të bëja shumë më mirë”.

Fama – “Në harkun e një kohe të shkurtër kanë ndryshuar shumë gjëra. Para Europianit ishte ndryshe. Pas tij është tjetër gjë, ka qenë një ndryshim radikal. Tani gjithçka është më e ndërlikuar. Nuk mund të dal as me mamanë time, sepse të gjithë më njohin. Nuk është se më bezdis, por thjesht është krejt ndryshe nga më parë”.

Iniesta – “Unë isha shumë i vogël kur Iniesta shënoi golin e fitores në finale e Botërorit në Afrikën e Jugut dhe nuk e mbaj mend mirë. Por ai është një legjendë e futbollit”.

Karvahal – “Dëmtimi i tij është një lajm i trishtë për vetë lojtarin, për kombëtaren spanjolle dhe për futbollin në tërësi. Ai është një shembull”.

Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë

Mungojnë Hysaj dhe Daku

Si luan Shqipëria kundër Çekisë