MENU
klinika

Nga Shkodra në Gjirokastër

Zonat që rrezikohen nga rrebeshet dhe përmbytjet

09.10.2024 - 09:59

Gjatë natës janë rikthyer reshjet në të gjithë territorin e vendit, por pasditja sjell përmirësim të motit. Kështu u shpreh në Dita Jonë, meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës rrebeshet do të mbesin në disa zona të vendit. Sipas saj më të rrezikuara nga rrebeshet dhe përmbytjet janë Shkodra Lezha, Puka, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra.

“Dita e sotme do të jetë me reshje. Do të ketë rrebeshe do të ketë gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës presim përmirësim të dukshëm situatës. Mbeten gjatë pasdites vetëm rrebeshe të izoluara në veriperëndim e qendër të territorit që kalojnë në zonat lindore e juglindore. Mbeten të rrezikuara nga rrebeshet; Shkodra, Lezha e më pak Puka dhe verilindja dhe në zonat qendrore, një pjesë e Tiranës e Elbasanit dhe Tepelena e Gjirokastra. Vlora e Saranda, jo rrebeshe problematike. Ndonjë përmbytje e vogël në zonat urbane. Reshjet nuk do të jenë shumë intensive”, u shpreh Porja në A2.

Sipas meteorologes, në mesditë pritet një ulje me 3 gradë e temperaturave, ndërsa era do të jetë e fortë.

“8 gradë në zonat malore, presim rënie të temperaturave me 3 gradë. Në zonat qendrore, maksimumi do të jetë 26 gradë. Era e fortë dhe me dallgëzim të lartë në hapësirat detare”.

Porja theksoi se pas mesditës pritet përmirësim i motit në 70% të territorit.

“Në mesditë presim përmirësim të situatës në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Pas mesditës kthjellohet 70% e territorit shqiptar. Përmirësohet moti. Nuk ka vend për panik”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë

Turistët zgjedhin Vlorën për të pushuar

“Klima dhe çmimet e lira”, plazh edhe në nëntor

Plan për zgjerimin e tokës ku do ndërtohet

“Etje” për apartamente në Vlorë

Pritet vendim nga Ministria për pranimin e tyre

Rritje aplikimesh të studentëve nga Azia në Gjirokastër