MENU
klinika

“Asnjë tubues nuk është lënduar, 3 efektivë ende në spital”

Ministri i Brendshëm: Protesta ishte e dhunshme! Reagimi i Policisë, në standardet europiane

07.10.2024 - 22:24

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur nga spitali ku po marrin trajtim efektivët e lënduar në protestën e opozitës. Ai u shpreh se nga 10 policë të lënduar 3 ndodhen ende në spital, ndërsa ritheksoi se asnjë protestues nuk është dëmtuar.

“Punonjësit e policisë kanë dëmtime të lehta. Disa prej tyre kanë lënë spitalin, tre janë nën observimin e mjekëve. Menaxhimi i tubimit ka qenë në përputhje me ligjin.

Asnjë nga tubuesit nuk është lënduar. 10 punonjës janë lënduar”, tha Hoxha.

Ndër të tjera ai tha se reagimi i Policisë së Shtetit ka qenë në nivelet e policisë europiane.

“Policia e Shtetit do t jetë në krye të detyrës për të përballuar çdo protestë. Protesta ishte e dhunshme dhe në rast kur punonjësit e policisë përfshihen në flakë, kur hidhet molotov ndaj policia, do të ketë reagim

Nuk thashë do të kemi reagim më të ashpër. Policia e shtetit sot ishte në standardet e një policie europiane, megjithëse ishte protestë e dhunshme”, tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbyllet pas tre orësh tubimi i demokratëve

Protesta e parë e opozitës në zbatim të mosbindjes civile!