MENU
klinika

Nga Ylli Pata

Mosbindja civile e benzinës: Arsyet e një reagimi politik!

03.10.2024 - 20:45

“Shënjtërimin” e benzinës si mjet politik e ka bërë natyrisht ish-kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në stinën piromanike të zgjedhjeve lokale të bojkotuara të 2019-s.

Dashuria e saj për molotovin, duket se është një lloj bindjeje se kemi të bëjmë me një të drejtë politike, me një logjikë praktike, ku sipas tyre, benzina dhe flaka e ndezur flet më shumë se fjala, se ideja, se radhitja e frazave në një qëndrim politik.

Të debatosh me njerëzit që përçojnë qëndrimin politik të PD-së së Berishës sot, kanë vetëm një lojikë: e gjitha kjo është pasojë e një dhunimi që mazhoranca i bën vazhdimisht opozitës dhe institucioneve. Sipas tyre kjo është më e vogla e një reagimi, pasi normalisht sic tha Asllan Dogjani, duhet të merren edhe armët. Xhanëm këtë nuk e ka thënë vetëm Dogjani, por edhe Sali Berisha nga Parlamenti disa herë, por edhe Ilir Meta, e që e përsërisin me radhë e me radhë panelistët e darkës.

Por e gjitha kjo logjikë e benzinës, ka qenë mjet që nga 2013-a e sot. Madje arriti kulmin në vitin 2019, kur pasi i lagën mandatet me benzinë dhe ju vunë flakët, ndezën edhe qendrat e votimit e të materialeve të voimit në Shkodër.

Por papritur, në një ditë të bukur, thanë si Sali Berisha, si Ilir Meta, por edhe të tjerët pjesë të enturazhit të tyre që ata nuk e duan benzinën, madje ja urrejnë erën, i zë. i tmerrshmi, zjarrvënësi dhe molotovisti më i egër në vend, na qënkërkësh ai; Lul Basha. i cili ka mashtruar të gjithë grupin e PD-së, Monikën e grupin e LSI-së, e ka hipnotizuar doktorin dhe shkëlqesinë e tij zotin President, e ka djegur mandatet e zgjedhjet, së bashku me benzinën e molotovin e Voltanës.

E cila, siç dihet ndoqi edhe një betejë në kushtetuese me avokatin panelist që e intepreton ligjin themeltar të shtetit sipas mides së vet, edhe pse termi “vendim i formës së prerë” është një aksiomë që e mëson kushdo student i juridikut.

“Asgjë nuk do të jetë si më paë”, na thuhet vazhdimisht, si një variant plagjaturë i frazës së famshme të Edi Ramës: Nuk keni parë gjë akoma!

Në fakt, ajo që shohim, nuk është asgjë tjetër veçse një reprizë e teatrit të vjetër “dashuria për molotovin”, një parodi tallava i klasikut sovjetik të Nikolai Ostrovskit “Как закалялась сталь”-“Si u kalit çeliku”. Pseudonimi dhe mbiemri i të tmerrshmit mustaqelli-Stalos.

Po mirë, po ç’të bëjë opozita përballë këtij agresioni? Thonë autorët e kësaj strategjie që merret copy paste nga “metodat e vjetra të Lulit”, kur ai i shkreti nuk është parë asnjëherë të përdorë si municion “barutin” e “druzhe molotova”, e cila sot është një artefakt aerkeologjik i një Shkodre që nuk është më.

Ç’të bëjë opozita? Po pse të tjerët duhet ta dijnë dhe tua japin të gatshme idetë se çfarë duhet të bëjë opozita? Një opozitë prodhon një manifest politik, ngre një skuadër përfaqësuese, miraton një calendar të aktiviteteve politike dhe diplomatike, e bind opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, se përse arsyet e saj janë të argumentuara dhe lobon e punon për të realizuar. Mbledh në sheshe e bulevarde mbështetësit e saj për të treguar fuqinë e saj në territor, e në fund, hyn në zgjedhje e shpalos veten si alternativë e besueshme për të marrë në dorë udhëheqjen e shtetit.

Nga Vladivostoku e deri në Los Angelos, nga Groenlanda e deri në Antraktidë, të gjitha opozitat apo grupet politike këtë kanë bërë.

Aung San Suu Kyi është një grua symbol në botë, e cila edhe aktualisht është në arrest shtëpie, por ka qenë edhe para vitit 2016 kur u bë kryeministre e Birmanisë. Arriti që të fitojë simpatinë e gjithë bote sa mori edhe nobilin për paqe, duke qenë në arrest shtëpie, e më në fund, ushtarakët që qeverisnin vendin i hapën rrugën për 5 vjet, për ta arrestuar sërish pas një grushti tjetër shteti.

Ajo nuk lëviz nga shtëpia e saj, por ajo shtëpi u kthye në një vend peligrinazhi për liderët më të mëdhenj në botë që kërkonin lirimin e saj.

Opozita, nuk është aksioni më shumë se fryma dhe ideja, padyshim edhe rruga që ajo synon të ecë. Molotovi, benzina e zjarri është një rrugë e stërrahur, e cila thjesht është një histori e përsëritur. E kur historia përsëritet, siç thotë aksioma ajo nuk është më një histori, por thjesht një farsë.