Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës. Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre muajt e vitit 2024. Synim kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit.
Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj, do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit. Në Shqipëri janë mbi 294 mijë qytetarë që marrin pension të pjesshëm, për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta.
“Ka shumë rëndësi tregu i punës. Ka shumë rëndësi deklarimi, paga reale. Ka rëndësi formalizimi i tregut të punës që ndikon në rritjen e kontributeve”, ka deklaruar ministri Gonxhja.
Në tetor do të nisë një aksion për të goditur informalitetin në punë, me synim deklarimin real të pagave. Kjo nismë e qeverisë vjen për shkak se me mijëra qytetarë vuajnë nëndeklarimin e pagave dhe për pasojë kanë më pak kontribute të paguara për pensionin e tyre. Qeveria ka paralajmëruar se nga mesi i këtij muaji do të nisë edhe konsultimet për rishikimin e skemës së pensioneve. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, për skemën e re në fokus do të jetë vendosja e barazisë mes profesioneve me të ardhura të njëjta. Nga ana tjetër ai ka deklaruar edhe se bonusi i fundvitit, këtë dhjetor do të jetë më i lartë sesa në vitet e shkuara.
VENDIMI I QEVERISË
Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave, dhe hyri në fuqi në 1 tetor 2024.
“Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues që marrin pensione të plota, pensione të pjesshme, pensione të reduktuara dhe pensione të parakohshme të pleqërisë, pensione të invaliditetit, pensione familjare si dhe pensione që rrjedhin nga skema suplementare dhe trajtimet e veçanta”, ka thënë Gonxhja më herët. Me këtë rritje pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për ato rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit. “Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,6 miliardë lekë vetëm për tre muajit e vitit”, tha ministri.
Përtej indeksimit, bonusi i fundvitit do jetë më shumë se 5 mijë lekë. “Bonusi do të jetë i rishikuar dhe me rritje”, tha ministri.
“Institucionet,- tha ministri,- po punojnë edhe për skemën e re të pensioneve, që në fokus do të ketë kategoritë që kanë pensionin më të ulët dhe pensionet e pjesshme. “Do të përqendrohemi më shumë tek barazia mes të ardhurave, pra për profesione të njëjta të dala nga llogaritja e pensionit në vite të ndryshme. Këtë synojmë ta zgjidhim. Do të shohim pensionet e pjesshme, të invaliditetit që janë në nivel të ulët për shkak të kontributeve të tyre. Do përpiqemi për ato kategori që kanë një nivel të ardhurash nën minimumin jetik, apo që i vë ata në vështirësi për të përballuar jetesën”.
Në Shqipëri janë mbi 294 mijë qytetarë që marrin pension të pjesshëm, për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulëta.