MENU
klinika

"Hapja e negociatave është një paradoks në raport me klimën politike"

Nisja e bisedimeve me BE/ Agron Gjekmarkaj: Lajm i mirë

15.10.2024 - 21:29

Nënkryetari i PD, njëherësh edhe nënkryetar i Parlamentit ka komentuar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas deputetit demokrat, ku është një lajm i mirë, por edhe një konjukturë ndërkombëtare.

Sipas tij, hapja e negociatave me BE është një paradoks në raport me klimën politike, që siç u shpreh Gjekmarkaj është konfliktuale.

I pyetur në lidhje me mos një reagim të BE për gjendjen e opozitës në Shqipëri, Agron Gjekmarkaj u përgjigj: “Unë mendoj se më shumë sesa problem i BE është problem shqiptarëve që duhet ti zgjidhim ne. Evropa për mua është më e dhënë pas stabilitetit dhe gjeopolitikës sesa pas demokracisë. Lidershipi i Evropës nuk më duket si ai që BE ka pasur një dekadë më parë. Në këtë kontekst oreksi pragmatizmit të Evropës për Shqipërinë ushqehet nga kryeministri, duke përdorur Shqipërinë si mundësi qokash për secilin prej tyre, çfarë i duhet ja jep. Në emër këtë stabiliteti mbyllin sytë, veshët dhe shpesh here gojën”, tha Gjekmarkaj në emisionin Open në News24.

Gjekmarkaj: Duhet të jemi të ndershëm me publikuan. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe një konjukturë ndërkombëtare. E fundit që i takon të marrë meritë në këtë histori është qeveria. Ju e mbani mend qarkun e Fierit dhe tre ligjet e famshme, që nuk miratoheshin sepse për ta ishte më i rëndësishëm qarku i Fierit sesa integrimi.

Për tej faktit që është thënë në 2018 u hapën negociatat, u tha në 2021, u tha në 2022. Sot u hapën kapitujt.

Ky është lajm i mirë dhe do ndikojë një ditë tek Shqipëria dhe shqiptarët.

Ne kemi një dominim absolut të mazhorancës, duke marrë peng parlamentin, duke asgjësuar presidencën, duke ndikuar mbi gjykatat, duke ndikuar mbi zgjedhësit. Pra nuk ka një klimë liberale, demokratike dhe duket një paradoks i madh hapja e negociatave me klimën politike që kemi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria çel 6 kapituj negociues me BE-në

Kikia: Autoritetet shqiptare tashmë nën monitorimin e Brukselit