MENU
klinika

"PPE mbështet PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme"

Përfundon protesta e opozitës në PE, Paloka tregon mesazhet e ndërkombëtarëve

23.10.2024 - 13:15

Protesta e opozitës në Parlamentin Evropian në Strasburg ka përfunduar, ndërsa Edi Paloka në një prononcim për mediat lexoi disa nga mesazhet që kanë dhënë ndërkombëtarët.

Sipas Palokës, Partitë Popullore Evropiane kanë shprehur mbështetjen për PD dhe kanë vlerësuar kontributin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Paloka: Janë informuar për situatën politike në Shqipëri, për sulmin ndaj opozitës nga ana e mazhorancës, burgosjet politike, ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. Partitë Popullore Evropiane mbështesin PD, vlerësojnë kontributin e saj në mbështetje të integrimit në BE dhe kërkojnë luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave. PPE do të mbështesin PD në procesin zgjedhor dhe luftën e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria duhet të respektojë votën e lirë të Shqiptarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE ODIHR

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të informojmë ndërkombëtarët se realiteti në Shqipëri…”

Protesta në Strasburg/ Deputeti Sula: Kërkojnë eliminimin total të opozitës