MENU
klinika

“Mosbindje civile çdo ditë”

Përplasjet në Kuvend, Noka: Punonjësit e Gardës të shkarkohen urgjentisht

17.10.2024 - 12:38

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka u konfliktua fizikisht me një punonjës policie në ambientet e oborrit të Parlamentit, gjatë aksionit opozitar para Parlamentit sot.

Pas sherrit fizik Noka bëri një prononcim për mediat ku tha se ka kërkuar që të shkarkohen urgjentisht të gjithë punonjësit e Gardës që u përplasën fizikisht me deputetët demokratë.

Noka tha se shteti i horrave ka kaluar çdo limit dhe se opozita do të vazhdojë mosbindjen civile çdo ditë.

Flamur Noka: Kërkova urgjent të shkarkohen të gjithë punonjësit e Gardës për ndjekje penale…nuk guxon kush tu afrohet deputetëve. Shteti i horrave ka kaluar çdo limit, do të marrë atë që meriton…. Çdo ditë mosbindje civile.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tensionet me policinë te Kuvendi

Bardhi me akuza të forta: Na kanë drejtuar armën