MENU
klinika

Qytetarët nuk lejojnë kalimin e urbanit dhe makinave

Protesta pa fjalime e opozitës, ‘paralizohet’ qarkullimi pranë ministrisë së Brendshme

07.10.2024 - 18:43

Nisja e protestës së opozitës ka sjellë edhe bllokim të rrugëve. Në aksin pranë ministrisë së Brendshme është paralizuar qarkullimi I makinave, duke penguar kalimin edhe të një urbani.

Ndërkohë protestuesit që janë nisur edhe drejt kryeministrisë bllokuan edhe një rrugë pranë bashkisë, duke mos lejuar lëvizjen e makinave.

Madje, protestuesit janë konfliktuar edhe me shoferët e makinave.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN