MENU
klinika

Tensioni dhe kaosi në Kuvend

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë dy deputetë të PD

18.10.2024 - 19:21

Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi për deputetet e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Kjo masë vjen një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvendin e Shqipërisë, ku dy deputetët e PD nuk lejuan zhvillimin normal të punimeve.

Deputetja Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që u dyshua se ishte benzinë, por ajo vetë në një reagim tha se ishte parfum ne shenje proteste.

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që të hetohej nëse “materiali i hedhur ishte benzinë”. Pas përfundimit të seancës, ekspertët morën monstrat dhe do të dalë edhe rezultati se çfarë përmbante lënda e lëngshme.

Ndërkohë sipas mazhorancës deputeti i opozitës Petrit Doda bllokoi foltoren duke përdorur objekte të sallës plenare, konkretisht karrige, me qëllim për të mos lejuar zhvillimin e diskutimeve mbi çështjet e rendit të ditës.

“Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura për rikthimin në rendin e ditës, situata u përkeqësua kur deputetja Elda Hoti dhe deputeti Petrit Doda, me veprimet e tyre të papranueshme dhe potencialisht të rrezikshme, nxorën nga çantat shishe të vogla të dyshuara me lëndë të rrezikshme dhe i derdhën ato në ambientet e sallës plenare, duke cënuar sigurinë fizike të të pranishmëve. Garda e Republikës ndërhyri për të neutralizuar situatën, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të një incidenti të mundshëm”, thuhet ne shkresen e PS.