Sot, Shqipëria hap negociatat me Bashkimin Europian në kuadër të konferencës së dytë ndërqeveritare që po zhvillohet në Luksemburg. Kjo ngjarje përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në BE. Gjatë konferencës, do të diskutohen prioritetet e reformave, si dhe sfidat që duhen përballuar për të avancuar në këtë rrugë. Pritet që të ketë angazhime për të forcuar sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa përfaqësuesit e BE-së do të shprehin mbështetje për përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim.
Takimi do të jetë në nivel ministror në Luksemburg, ndërsa po sot do të mbahet edhe Konferenca e dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Kjo konferencë do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Klasterin 1, ku përfshihen disa kapitujt në fushat të ndryshme. Grup-kapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
Ky grup-kapitull hapet i pari dhe mbyllet në fund të procesit të integrimit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Konkretisht, kapitujt për: Funksionimi i institucioneve demokratike! Reforma e administratës publike! Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore! Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria! Kriteret ekonomike!. Kapitulli 5 – Prokurimi publik! Kapitulli 18 – Statistikat! Kapitulli 32 – Kontrolli financiar.
Kapitujt negociues ndahen në 6 grupime tematike: Bazat; tregu i brendshëm; konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; axhenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme; burimet, bujqësia dhe kohezioni dhe marrëdhëniet e jashtme. Ky shihet dhe si një moment i rëndësishëm i Shqipërisë në hapjen e negociatave me BE-në.
Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbajt më 19 korrik 2022, datë që shënoi një moment historik për vendin tonë: Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Hapja e negociatave për Shqipërinë, erdhi 8 vite pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. BE mbajti Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vlerësoi dje se Shqipëria ndodhet në orët e fundit të çeljes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Duke folur në samitin e Grave të Diasporës në Tiranë, Hasani vuri në dukje se falë përpjekjeve, Shqipëria ka hedhur hapa konkretë përpara, të matshëm dhe realë, në rrugëtimin si një vend me institucione të konsoliduara demokratike, progresi i të cilit njihet dhe pranohet edhe prej miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Kështu – shtoi ai – kemi mbërritur në orët e fundit për çeljen e negociatave me Komisionin Europian për kapitujt e parë për anëtarësimin e vendit tonë në BE, një hap më tej i njohjes së seriozitetit të reformave dhe angazhimeve tona për këtë proces jetik të Shqipërisë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë dhe falë jush këto realitete po bëhen gjithnjë e më të prekshme”.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në fjalën e tij gjatë Samitit të V të Gruas Shqiptare të Diasporës, vuri theksin te rëndësia e pjesëmarrjes së grave të diasporës në procesin zgjedhor të ardhshëm. “Një lajm i mirë është që në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vota e anëtarëve të Diasporës do të garantohet nga vendi i tyre pritës, duke bërë të mundur një të drejtë kushtetuese, por edhe një kërkesë të vazhdueshme nga diaspora jonë. Vota e diasporës është një moment historik dhe një ‘borxh’, që u kthehet shqiptarëve që jetojnë jashtë”, – u shpreh ministri Hasani. Ai foli për rëndësinë e krijimit të Regjistrit të Diasporës së Kualifikuar dhe zbatimi i programeve kombëtare dhe atyre të përbashkëta me institucione ndërkombëtare.