MENU
klinika

‘Plani i Rritjes’/ Investime në 4 fusha kryesore!

Shqipëria pret të marrë 922 mln euro nga BE deri në 2027

30.10.2024 - 14:17

Pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë për anëtarësimin në BE, me objektivin se brenda 2030 vendi të bëhet pjesë e familjes evropiane. Për të përparuar drejt anëtarësimit BE do të japë për vendet e Ballkanit Perëndimor 6 miliardë euro të pagëzuar si ‘Plani i Rritjes’. Nga ky fond Shqipëria pritet të përfitojë deri në 2027-ën afro 922 milionë euro. Në projektbuxhetin e vitit 2025, thuhet se marrja e këtyre fondeve do të nisin që këtë viti me 76.7 milionë euro deri në fund të 2024-ës.

“Dokumenti i politikës “Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027” konsiderohet si një instrument i rëndësishëm që do të nxisë përgatitjet ekonomike të orientuara nga tregu për përshpejtimin e integrimit të ekonomisë shqiptare në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian, drejt progresit në konvergjencë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet në relacion.

Për vitin 2025 financimi i BE-së për vendit pritet të jetë edhe më i lartë sipas Ministrisë së Financave. Vitin e ardhshëm pritet të merren 279.7 milionë euro nga BE për të vijuar në 2026 me 314.3 milion euro dhe 251.2 milion euro në vitin 2027.


Agjenda e Kombëtare e Reformave thuhet në relacion mbështeten në disa shtylla kryesore, nga klima e biznesit deri tek zbatimi i ligjeve.

“Agjenda Kombëtare e Reformave 2024-2027 përfshin masa që lidhen me prioritete në fushat/shtyllat e politikave si: Klima e biznesit, Kapitali njerëzor, Energjia/Tranzicioni i gjelbër, Tranzicioni digjital, Shteti i së drejtës, Themelore”, vijon më tej relacioni.

Nga plani i rritjes prej 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jenë grante dhe 4 miliardë euro do të jenë kredi. Shpesh herë BE e ka bërë të qartë se fondet do të jepen me ‘kushte’ pasi do të duhet të hartohen projekte të mirë studiuara për të përfituar nga këto fonde. Shtetet që do të prezantojnë projekte serioze për investim, do të mund të tërheqin më shumë para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN