MENU
klinika

Bankat të “rrepta” në kushtet e huasë për…

Shtrëngohen kushtet e dhënies së kredisë për qytetarët

23.10.2024 - 13:42

Për të aprovuar një kredi përgjatë verës, bankat u treguan më të kujdesshme me qytetarët, duke shtrënguar kushtet e kredidhënies. Kushte më të ‘rrepta’ për dhënien e huasë së kërkuar u aplikuan si për kreditë konsumatore ashtu edhe për ato për blerje banese. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues, thuhet se bankat kanë shtuar kërkesën për kolateral për qytetarët që kanë aplikuar për kredi për blerje banese. “Si faktor i vetëm që ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për individët u raportua perceptimi i rrezikut mbi aftësinë paguese të kredimarrësit.

Marzhet më të larta mbi kreditë me rrezik dhe kërkesat më të larta për kolateral (në kreditë për blerjen e banesave) patën ndikim shtrëngues në kushtet e termat e kreditimit për individët”, thuhet në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë. Kushtet e shtrënguara do të vijojnë edhe në tremujorin e fundit të vitit për të gjitha llojet e kredive, perceptim ky i dhënë vetëm nga një bankë tregtare thuhet në vrojtim.

Pavarësisht kërkesave të rritura, bankat presin që edhe në periudhën e fundit të vitit kërkesa për kredi të jetë e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e banesave. Ndryshe nga 6-mujori i parë i vitit, gjatë verës edhe pse me kushte të larta bankat kanë miratuar më shumë kërkesa për kredi, bazuar kryesisht në historikun e kredimarrësve dhe në stabilitetin e tyre në punë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive