MENU
klinika

"Ja çfarë i thashë lojtarëve në pushim"

Silvinjo: Çekia festonte sikur kishte mundur Brazilin

12.10.2024 - 13:00

Shqipëria u mposht 2 me 0 nga Çekia në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Gjithçka nisi në orën 20:45 mes dy përfaqësuesve në Çeki dhe u vendos me 1 gol në çdo pjesë. Kjo humbje vendos Shqipërinë në vendin e tretë me 3 pikë, po aq sa dhe Ukraina.

Pas ndeshje foli trajneri i Shqipërisë, Silvinjo.

“Mendoj se Çekia ka luajtur mirë, është ekip i fortë. Sulmi i tyre ka bërë ndeshje të mirë, ka luajtur në ajër si ekip, ishin të motivuar për ta fituar këtë ndeshje. Ishin shumë më të motivuar për të fituar.

Është pikë refleksioni dhe krenarie sepse na shikojnë si ekip i fortë. Po festonin sikur kishin mundur Brazilin, nuk na shikojnë si ekip thjesht për t’u ndeshur por na shikojnë si ekip që mund t’i mundi. Puna nuk është e lehtë në kombëtare, na mungojnë disa lojtarë po stafi ka punuar për të bërë zëvendësime e duhura dhe për mundësi te lojtarët e rinj, po është mundësi për t’u përmirësuar në çdo ndeshje.

Sigurisht të çmend pësimi i një goli. Në pushim i thashë lojtarëve që ato janë të shpejtë, mund të pësojmë gola të tjerë. Por që duhet të përmirësohemi dhe të shohim para për ndeshjen tjetër.

Çdo gjë është e hapur, nuk ka diferencë të madhe pikësh. Duhet të përmirësohemi që në kualifikueset e Botërorit të jemi gati. Nuk më pëlqen ky elementi që ne kemi fituar ndaj Ukrainës dhe ishim mirë, më pas keq dhe tani mbrojtja apo sulmi nuk funksionon. Ne kemi lojtarë të mirë dhe të shpejtë, çdo gjë është me plan për të ardhmen, sigurisht kemi bërë ndeshje të mira po kjo është e kaluar”, u shpreh Silvinjo për Klan TV.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vetëm Imobile shënon më shumë se shqiptari

Ernest Muçi u mbyll gojën të gjithë kritikëve

Sherr për vëllanë dhe Realin

Zbulohen prapaskenat e betejës Mbape-PSG

“Jam katër gola larg kthimit në legjendë”

Myrto Uzuni: Më mungon ish-klubi…