MENU
klinika

Shqipëria ka harruar shënjestrën!

Silvinjo provon gjuajtjet në portë në seancën e fundit në Tbilisi

13.10.2024 - 19:20

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, që luhet nesër në orën 18:00. Një seancë ku Silvinjo ka mundur të punojë me futbollistët edhe në aspektin taktik të lojës që pritet ndaj vendasve.

Në këtë seancë, kuqezinjtë janë fokusuar te aspekti atletik për të rikuperuar nga lodhja e ndeshjes me Çekinë, por edhe në aspekte te ndryshme të taktikës që do të përdoret, duke u ndalur më pas edhe te një problem i dukshëm që është shfaqur në ndeshjet e fundit.

Sipas vetë FSHF, trajneri është ndalur te gjuajtjet në portë, një mangësi e madhe e ekipit në dy disfatat kundër Gjeorgjisë në Tiranë dhe Çekisë në Pragë.

Në ndeshjen e Tiranës, kuqezinjtë nuk kanë gjuajtur asnjëherë në katërkëndorin kundërshtar gjatë 90 minutave, duke fluturuar jashtë të gjitha tentativat e tyre. Ata ia dolën 2 herë në takimin e të premtes në darkë në Pragë, vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Vetëm Imobile shënon më shumë se shqiptari

Ernest Muçi u mbyll gojën të gjithë kritikëve

Sherr për vëllanë dhe Realin

Zbulohen prapaskenat e betejës Mbape-PSG

“Jam katër gola larg kthimit në legjendë”

Myrto Uzuni: Më mungon ish-klubi…